Basha takim me qytetarët në Tiranë/ Qytetarët: Ky vampiri po na pi gjakun…

0
61
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, lideri demokrat, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarë e biznese, në Njësinë Administrative nr.4.

Gjatë bisedave në këtë njësi, Basha u ka prezantuar bizneseve dhe qytetarëve planin e PD-së, me të cilin do të garojë, në zgjedhjet e 25 prillit.

Lidhur me pandeminë, Basha u shpreh se; ka dalë jashtë kontrollit se nuk u mor asnjë masë as testime, as gjurmime.

Qytetarja: Me një pension vetëm në këtë periudhë është e tmerrshme. Unë kalova shumë rëndë. Nuk pranova të shkoj në spital, se thashë më mirë të ndërroj jetë  në shtëpi.

Lulzim Basha: Sa të shkoi fatura në shtëpi?

Qytetarja: Po më shkoi 1.800.000 mijë lekë, po.

Lulzim Basha: 1.800,000?!

Qytetarja: Dhe ku i kam marrë, si i kam marrë. Mirë që e kalova, faleminderit Zotit, por tani nuk më zë gjumi natën se ku do t’i marrë që t’i laj. Ka ardhur fundi, ky vampiri po na i thith gjakun të gjithëve.

Lulzim Basha: Është një situatë shumë e rëndë, dyfish e rëndë. Pandemia ka dalë jashtë kontrollit komplet, se nuk u mor asnjë masë. As testime, as gjurmim, as izolim.

Ndërkohë gjatë bashkëbisedimet më pronarët e bizneseve, ata i thanë kreut të opozitës se njerëzit nuk kanë mundësi më të blejnë dhe për pasojë ka rënë xhiroja në maksimum.

Lulzim Basha: I vetëpunësuar je?

Qytetari: Po i vetëpunësuar.

Lulzim Basha: Biznesi yt?

Qytetari: Po!

Lulzim Basha: Sa kohë ke?

Qytetari: Po ne kemi shumë vite këtu. Shumë vite. Vështirësi nga më të ndryshmet. Kjo zonë ka qenë, investimi i vetëm ka qenë kjo rruga që është bërë në mandatin tuaj të fundit.

Lulzim Basha: Po, projekti i rehabilitimit në të gjithë zonën.

Qytetari: Ka që 20 vite me një fjalë që nuk ishte prekur fare. Kjo sikur i dha një çik kështu…

Lulzim Basha: Gjendja ekonomike copë-copë? Me lista je besoj, apo jo?

Qytetari: Me lista pak se edhe ne s’kemi mundësi të japim më, se…

Lulzim Basha: S’ke mundësi më?!

Qytetari: S’kemi mundësi. Edhe tjerët për shembull kur marrin çdo gjë duhet me lekë në dorë. Dhe çdo gjё vjen duke u shtrënguar.

Ndërkohë Basha iu prezantoi qytetarëve planin për të shpëtuar ekonominë.

Gjёja e parё qё do tё bёhet ёshtё qё biznesi i vogёl do tё ketё njё paketё mbёshtetёse, atё qё i kemi kёrkuar ta bёnte dhe nuk e bёri do ta bёjmё ne realitet. Kjo ёshtё e para. E dyta me me paketёn tjetёr do tё bёjmё tё mundur qё tё gjitha kёto qё thuhen taksa e pronёs, shkollёs, ajo e tabelёs, tё pushtetit vendor tё kenё njё tavan mos tё kalojnё 0.5% tё vlerёs sё xhiros. Kush kalon mbi 0.5% tё xhiros sё pronёs nuk do tё quhet, pra nuk do ti pranohet pushtetit vendor qё t’i marrё biznesit tё vogёl tarifa tё çfarё do lloji apo taksa qё shpikin siç ёshtё kjo e shkollёs dhe qё i bёjnё rrush e kumbulla se meqё tё bёjnё shkolla tё bёjnё sheshe nёpёr pallate por e rëndësishme është që ju do keni një tavan. E treta dhe më e rëndësishmja, do keni një pullë atje ke dera, e cila do të  ndalojë futjen këtu të çdo inspektoriati që ju vjen dhe ju merr frymën nga mëngjesi deri në darkë. Nuk do shihni më shtetin grabitqar dhe harbutët e shtetit me sy. Do lejoheni  të punoni  të lirë, pa frikë, pa ankth. Pak është e keqe situata që ua rëndoi dhe më shumë gjendjen psikologjike”, është shprehur Basha.

Zjarr Tv Ad