Basha takim me qytetarët/ Qytetari: Jam 79 vjeç dhe nuk vdes pa fituar demokratët…

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kreu demokrat Lulzim Basha, ka zhvilluar takime me qytetarët në rrugët e Kryeqytetit.

Basha ishte në Njësinë 3 të Tiranës, ku është takuar edhe me biznese, për t’i prezantuar me programin e PD-së.

Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët, nuk kanë munguar dhe batutat.

Basha tha se; sakrificat e qytetarëve do të shpërblehen të gjitha.

“Unë jam 79 vjeç dhe nuk vdes pa fituar Partia Demokratike,” thotë një gjysh.

“Ju jeni të fortë, do rroni dhe do gëzoni frytet e punës tuaj,” tha Basha duke premtuar ndryshimin pas fitores së 25 prillit.

Zjarr Tv Ad