Basha takime të rëndësishme në seli,pritet konferencë e rëndësishme

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon disa takime të rëndësishme sot në selinë blu.

Pak më parë në zyrën e tij ishte nënkryetarja e grupit të CDU/CSU, Katja Leikert, në një takim me kreun e PD.

Ndërkohë, tani Basha po takohet me ambasadorin austriak në vendin tonë, Johan Sattler.

Pas këtyre takimeve, pritet që kreu i PD të dalë në një deklaratë për media, ku pritet të zbulojë edhe detaje mbi takimet me zyrtarët e lartë ndërkombëtarë.

Kohët e fundit, PD ka denoncuar disa kryebashkiakë të PS si pjesë të ligjit të Dekriminalizimit. I pari ishte kryebashkiaku i Shkodrës, Valdrin Pjetri, i cili dha dorëheqjen për t’u përballur me ligjin si qytetar i thjeshtë, ndërsa në shënjestër është vënë tashmë kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku.

Zjarr Tv Ad