Gjatë vizitës në Kavajë, kryedemokrati Lulzim Basha ka ndalur në shtëpinë e një çifti pensionistësh, të cilët i kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Në bashkëbisedimin me çiftin e pensionistëve të cilët iu ankuan për pensionin e ulët, Basha u premtoi një rritje të pensionit me 5%, çdo vit dhe 20 mijë lekë bonus çdo muaj.
Teksa foli për largimin e shqiptarëve drejt vendeve të BE-së, Basha tha se ai do të fus vendin në Europë, ndërsa theksoi se në mandatin e parë ai do të zgjidhë problemin e pronave të bashkësive fetare, duke u vendosur një buxhet dinjitoz.
Basha: Pa ikur Rama, nuk vjen ndryshimi.
Qytetarët: Pensioni shumë i ulët. 43 vjet punë, nuk mbulojmë dot faturat.
Basha: Gjithë sakrificën që keni bërë, ne do t’ua shpërblejmë. Çdo vit do t’i rrisim pensionet 5%. 20 mijë lekë/muaj bonus për pensionistët.
Qytetarët: Asnjë rimbursim për ilaçet dhe shëndetin.
Basha: Ne do të punojmë për ju, nuk do të zhgënjeheni. Angazhimet që kemi marrë do t’i realizojmë deri në fund. Do të keni një qeveri në lartësinë që prisni. Ligji do të funksionojë. Një qeveri normale me politika që ndihmojnë njerëzit.
Qytetarët: Po ikin njerëzit.
Basha: Njerëzit ikin se duan Europën. Ne do ta fusim vendin në Europë. Për ne, familja, besimi në Zot, shtylla të shoqërisë. Një kohë shumë e vështirë për familjen. Nuk dua të bëj politikë me fenë. Në kohë krize, roli i klerit edhe më i rëndësishëm. Rikthimi i pronave është një borxh që PD ua ka komuniteteve fetare. Një ndjesë në emër të PD për bashkësitë fetare. Brenda mandatit të parë do ta zgjidhim problemin e pronave të bashkësive fetare. Një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Shoqëria nuk mund të jetojë pa moral. Roli i klerit në këtë pandemi, i pazëvendësueshëm.