Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Itali është takuar me kryetarin e Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë në parlamentin italian, Piero Fassino.
Në lidhje me këtë takim ka reaguar së fundmi deputeti dhe mbështetësi i ish-kryeministrit Sali Berisha, Flamur Noka.
Përmes një postimi në “Facebook”, Noka ka ironizuar takimin e Bashës me Fassinon, duke thënë se kreu i PD-së u nis për të takuar Papa Franceskun në Vatican, mirëpo “përfundoi në krahët e komunistit”.
“Moj kasolle ku na mblodhe”. Niset per te takuar Papen ne Vatican e perfundon ne krahet e komunistit Fasino ….Ngaqe Rama e mban ne sqetull po kerkonte nje komunist qe te mbante ne krah”, shkruan Noka krah fotos së Lulzim Bashës me Piero Fassinon.