Basha takon ambasadorët e SHBA dhe BE për ndryshimet kushtetuese

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë blu Ambasadorët e SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe në vendin tonë.Takimi me fokus ndryshimet kushtetuese për reformën zgjedhore zgjati për rreth 90 minuta.Fillimisht në selinë blu mbërriti ambasadori i BE-së, Luigi Soreca dhe më pas ambasadorja e SHBA-se, Yuri Kim.Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e PD-LSI në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashki dhe Petrit Vasili. Faktori diplomatik prej ditësh është vënë në lëvizje për të afruar qëndrimet e palëve për një produkt të përbashkët konsensual.Një ditë më parë Ambasadorët e SHBA dhe BE zhvilluan takim me kryeministrin Edi Rama.Ndërkohë kryeministri konfirmoi edhe njëherë dje në Kuvend se mbetet i vendosur për të miratuar ndryshimet kushtetuese seancën e ditës së enjte, 30 korrik.

Zjarr Tv Ad