Basha takon ambasadorin e Austrisë: Mbështetës të Shqipërinë përballë sfidës së integrimit

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Austrisë, Christian Steiner. Me një postim në Twitter, Basha shkruan se miqësia mes Shqipërisë dhe Austrisë ka qenë një ‘aset i çmuar’ në rrugëtimin e vendit tonë në arenën ndërkombëtare. Po ashtu Basha thekson se Austria nuk po ja kursen ndihmën vendit tonë as tani që ndodhet përballë sfidës së integrimit.

 

“Kënaqësi të prisja ambasadorin e Austrisë, Dr.Christian Steiner! Miqësia historike midis dy vendeve tona ka qenë një aset i çmuar në rrugëtimin e Shipërisë në arenën ndërkombëtare, prej ditëve të para të shtetit tonë. Mbështetja e Austrisë nuk mungon edhe sot, kur vendi ynë ndodhet përballë sfidës së integrimit. Ndaj i shpreha mirënjohjen tonë Dr. Steiner, për ndihmën e palëkundur në rrugëtimin europian të Shqipërisë dhe në ndërtimin e një të ardhmeje më te mirë për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha në Twitter.

 

Austria është një ndër vendet që ka shprehur hapur mbështetjen e saj për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Zjarr Tv Ad