Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka pritur në takim ambasadorin italian Fabricio Bucci.
Përmes një postimi në Twitter, kryedemokrati Basha tha se me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, por e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së.
“Prita me kënaqësi të madhe ambasadorin Italian në vendin tonë F. Bucci. Me Italinë na lidh jo vetëm e kaluara, por edhe historia dhe vlerat tona, e ardhmja dhe shpresa e përbashkët për t’i parë popujt tanë gjithnjë e më afër dhe më të bashkuar brenda BE-së”, shkruan Basha.