Basha takon KUSHËRIRIN e Ramës në Vlorë, qytetari SHPËRTHEN: Ai hajdut, më ka vjedhur pronat, nëna ime dhe nëna e atij…

0
523
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një qytetar shumë i revoltuar ka takuar kryetarin e PD-së në Vlorë.

Ai doli për të pritur Lulzim Bashën, ndërkohë që ka shpërthyer ndaj kryeministrit Edi Rama. Qytetari i tregoi Bashës se është kushëri dhe Edi Ramën dhe pavarësisht kësaj ai nuk i ka parë fare, për t’i ndihmuar.

Basha është pritur në Vlorë nga dhjetëra qytetarë me brohoritjet “Rama Ik.” Qytetari e ka ndaluar Bashën në rrugë dhe i ka thënë se Rama i ka vjedhur pronat.

Sipas tij, ai është kushëri me Ramën, por pavarësisht kësaj ai u ka marrë pronat që i kishin me hipotekë.

Pjesë nga biseda:

Qytetari: O vëlla të uroj shëndet. Ne do të fitojmë.

Basha: Të lumtë goja.

Qytetari: Unë jam kushëriri i atij…

Basha: Qetësohu.

Qytetari: Unë jam kushëriri i Edi Ramës, hajduri na vodhi pronat. Më hoqi nga puna mua dhe familjen time, ua dha oligarkëve të tij. O Lulëzim nuk të gënjen vëllai. Unë jam nga Palasa. Më pruri forcat sikur të isha më krimineli i Shqipërisë, më mori pronat që ndërtova me gjakun tim, me trupin tim. Prona ime me hipotekë ma prishi dhe ia dha oligarkëve të tij. Ta them unë Paskal Nesturi.

Basha: Qetësohu, qetësohu.

Qytetari: Asnjë nga fisi nuk e ka votuar atë.

Basha: Ju keni lidhje familjare me atë.

Qyetatri: Po ore.

Basha: Çfarë e keni?

Qytetari: Nëna ime dhe nëna e atij janë kushërira. Gjyshërit janë kushërinj të parë. Edhe mua të parin në Shqipëri, mua erdhi ma prishi shtëpinë në Llogara. Unë as kam vjedhur as jam marrë me drogë, as me asgjë.

Basha: Familja e tij janë oligarkët, familja ime jeni ju. Me 25 prill të gjithë një familje të përbashkët që ta largojmë atë.

 

Zjarr Tv Ad