Basha takon qytetarët e sipërmarrësit në Kamëz: Qeveria i ka braktisur

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot takime me qytetarët dhe sipërmarrësit e vegjël në Kamëz, ku ka dëgjuar shqetësimet e tyre, për shkak të krizës së krijuar nga pandemia e koronavirusit.

Teksa shkruan se qytetarët dhe bizneset janë braktisur nga qeveria në këtë periudhë të vështirë, Basha thekson se “Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve”.

Mesazhi i Bashës:

Në Kamëz, ashtu si dhe në gjithë Shqipërinë takova qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të zhytur në varfëri, të braktisur nga qeveria dhe në pamundësi për të siguruar mbijetesën.

Qytetarë të papunë, biznese të zhytura në borxhe, taksa dhe fatura të larta si dhe ulja drastike e fuqisë blerëse janë kryefjalë në jetën e çdo fshati, lagjeje dhe qyteti të Shqipërisë.

Në 7 vjet RAMAVIRUSI rriti taksat, rriti çmimin e dritave, të ujit, të naftës, tarifat e shkollimit, por nuk rriti paga as pensione, nuk ndërtoi as shkolla, as spitale, as rrugë, por paratë që i’u mori qytetarëve, i çoi në xhepat e pesë oligarkëve.

Ndërsa shqiptarët varfërohen, oligarkët vazhdojnë të shtojnë pasuritë që i bashkëndajnë me qeveritarët.

Qytetarëve të Kamzës dhe çdo shqiptari sot i duhet një qeveri normale që t’iu krijojë mundësi për të jetuar e punuar.

Në planin tonë të pamundurit nuk do të braktisen, por do të jetë buxheti i shtetit që do t’iu mundësojë, bukë, ujë e drita siç bën çdo qeveri e përgjegjshme sot në botë. Ne do të ulim taksat në mënyrë që ato para që sot shkojnë ne xhepat e pesë oligarkëve, nesër të kthehen në investime që shtojnë vendet e punës dhe rrisin pagat.

Ne do ta bëjmë Shqipërinë vend tërheqës për investitorët e huaj që mundësojnë vende pune. Nën qeverisjen tonë ata nuk do të përzgjedhin më Maqedoninë e Veriut e Serbinë, siç po ndodh sot.

Mbështetja e sipermarrësve të rinj dhe punësimi i të rinjve do të jetë ndër prioritetet kryesore të miat dhe të Partisë Demokratike.

Zjarr Tv Ad