Basha takon senatorin Cruz, merr këshilla për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë

0
784

Kryedemokrati Lulzim Basha i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit tëri, Donald Trump, ka zhvilluar një takim me senatorin Tedi Cruz.

Lidhur me takimin Basha informon në Facebook, ku shkruan, “Dje kisha nderin te isha i ftuar në pritjen e organizuar nga Senatori Ted Cruz me të cilin pata një nga bisedat më mbresëlënëse. Jurist i shkëlqyer, prokuror dhe avokat i suksesshëm i Shtetit të Teksasit dhe njohës i rrallë i politikave publike, ai më ofroi këshilla interesante për të luftuar korrupsionin dhe forcuar drejtësinë”.

Më tej ai shton se Ted Cruz është vetë mishërimi i ëndrrës amerikane: me baba kubanezo-spanjoll dhe nënë irlandeze, i lindur në Kanada dhe i rritur në Teksas dhe se sot është figura kyçe e Senatit dhe një ndër politikanët më të rëndësishëm të Amerikës.

“Kjo karrierë është e mundur vetëm në një vend të lirë dhe të hapur për të gjithë”, shkruan kreu i PD.