Basha te bizneset e Njësisë Nr. 1: Rënie totale e fuqisë blerëse në 70% të bizneseve

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Basha ashtu si edhe herë të tjera u ndal vetë të shihte nga afër gjendjen e bizneseve në Njësinë Nr. 1 në kryeqytet. Basha tha se hapja pas pandemisë i ka gjetur me rënie drastike të xhiros, ndërsa në këtë situatë tha janë 70% e sipërmarrjes në Shqipëri.

“Inspektorëve, tatimorëve që edhe në këto kohë e kanë mendjen të gjobisin bizneset e vogla shqiptare i bëj thirrje të ndalen. Në dyqane ka rënie të tmerrshme të xhiros, ka nga ata që më tregojnë se e mbyllin gjithë ditën pa asnjë klient. Kjo është gjendja e 70% të sipërmarrjes në Shqipëri. Ka rënie totale të fuqisë blerëse, njerëzit nuk kanë lekë të blejnë ushqimet e përditshme”,- tha Basha.

Sipas tij, qeveria e Ramës edhe në kohë krize zgjodhi të dëmshpërblejë e paguajë një grusht oligrkësh, ndërsa tregoi që qytetarët nuk janë fokusi kryesor. “Kjo qeveri dhe ky kryeministër treguan se edhe në kohë krize nuk kanë pasur njerëzit e thjeshtë dhe sipërmarrjen, por oligarkët. Kjo është skandaloze dhe kriminale, aq sa qytetarëve, aq iu kanë dhënë edhe oligarkëve nga buxheti i shtetit.

Kryeministri ka propagandë, gënjeshtra, mashtrime, gjurmon si hajdut dhe spiun bizneset, i intimidon se thonë të vërtetën. Kjo nuk është sjellja e një kryeministri. Ne do ta çlirojmë Shqipërinë nga ky makth i gjatë, buxheti dhe taksat duhet të shkojnë te shqiptarët, te nxitja e konsumit. Qeveria nuk mund t’ju japë lëmoshë por duhet t’i dëmshpërblejë, duhet ndryshim i thellë. Në kemi program që ndihmon njerëzit, do ndihmojë biznesin prodhues e sipërmarrjen”,- tha ai ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad