Basha: Të çlirojmë Shqipërinë nga krimi, detyra më patriotike

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë fjalës së tij para protestuesve, lideri i opozitës Lulzim Basha është shprehur se me këtë qeveri të inkriminuar nuk ka Europë.

“Nuk janë të majtë, nuk janë socialistë. Janë kriminelë. Ata janë themeli i këtij pushteti kriminal. Ata kanë marrë peng të ardhmen tonë. E duan Shqipërinë jashtë Europës. Se Europa të korruptuarit i çon në burg. Rama ik! Kanë mbytur me gaz fëmijë për të grabitur, kanë arrestuar studentë, duan të asgjësojnë Akademinë e Shkencave, por kriminelët nuk i prek, nuk i prek drejtësia e korruptuar. Rama ik! Të çlirojmë Shqipërinë nga zgjedhjet me krim dhe kriminelë. Kjo është sot detyra më e lartë patriotike, është parakushti për të hapur rrugën e bllokuar drejt Europës”, u shpreh Basha.

 

Sipas tij për të realizuar ëndrrën e Shqipërisë si Europa, shqiptarët duhet ta fitojnë këtë betejë…

Zjarr Tv Ad