Basha tha se kishin përdorur fikëse zjarri jo gaz, reagon Manjani: Kriminelë që vetëdenoncohen, monoksidi i karbonit ka pasoja vdekjeprurëse

0
402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se për të larguar protestuesit që po tentonin të hynin brenda selisë ishte përdorur fikëse zjarri dhe jo gaz lotsjellës.

Pas kësaj dekalrate ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili zbulon se fikëset e zjarrit përbëhen nga monoksidi i karbonit, një substancë vdekjeprurëse.

Ai tha se për këtë vepër të kryer, Basha duhet të kshkonte vetë në prokurori së bashku me personat që po hidhnin lëndën e dëshme sepse mund të kishte rezultuar fatale për jetën e personave të pranishëm.

Postimi i Plotë nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani:

Për fat të mirë janë hajvanë dhe në përpjekje për të mbuluar mutin me shurrë, thonë në kor se banditët nga brenda PD nuk hodhën gaz lotsjellës, por hodhën gazin dhe pluhurin e bombulave të fikjes së zjarrit.

Po mirë more kriminelë që vetëdenoncoheni, a e dini se nga bombulat e fikjes së zjarrit del moniksid carboni (co)?! Përveç pluhurit toksik që ka qëllim bukosjen e zjarrit për të mos marrë oksigjen…

A e dini more trutharë se CO është gaz helmues me pasoja vdekjeprurëse?

Po ajo lëndë në ato bombula është ndërtuar kimikisht që të fikë zjarrin dhe në mushkërinë e njeriut ajo bën kërdinë, more që kërdia u ngrëntë!

Gazin lotsjellsës është ta pish për qejf, përpara monoksidit të karbonit!

Shkoni e thuajeni në Prokurori këtë dhe firmosjani vetë arrestin vetes!!! Vërini edhe vulën e turpit që e varni te rrypi i pantallonave, se mos u marrin anëtarët!

Bah, çfarë kemi votuar!!!

Zjarr Tv Ad