Basha thërret Kolegjin e Kryetarëve në PD, do shpjegojë arsyet e përjashtimit të Sali Berishës…

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka thirrur sot në selinë blu Kolegjin e Kryetarëve. Mësohet se të gjithë kryetarët e degëve janë mbledhur në PD, pasi Basha ka njoftuar se do t’u shpjegojë atyre arsyet e përjashtimit të Sali Berishës.

Ky takim vjen një ditë pas zhvillimeve që ndodhën në Kuvendine Shqipërisë dhe jashtë tij, ku ish-kryeministri Berisha u shfaq me “besnikët e tij” dhe Lulzim Basha me pjesën tjetër të deputetëve të PD.

Akuzat nga zyrtarët e PD për Bashën kanë qenë të shumta. Madje dje ka pasur dhe një organizim të militantëve të PD kundër tij. Megjithatë, Basha synon që të mbajë partinë të bashkuar pas zërave dhe ndarjeve që krijoi njoftimi i tij për përjashtimin e Berishës.

Vetë Lulzim Basha ka thënë se vendimi i përjashtimit është i duhuri për ish-kryeministrin dhe familjen e tij. Kryesinë ditën e vendimit tha se e ka vënë në dijeni se amerikanët kanë detaje të reja për Sali Berishën, për të cilat ai ishte në dijeni, por tha se nuk mund t’i bënte publike.

Burimet bëjnë me dije se kryedemokrati do të nisë dhe takime në qarqe, për të mbajtur partinë të bashkuar dhe për të shpheguar arsyet e vendimit të tij, ndoshta dhe aksionin opozitar që PD do të ndjekë në këtë Kuvend të ri, ku merr pjesë pas 2 vitesh.

Zjarr Tv Ad