Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kreu i PD-së, Lulzim Basha pritet që të ketë ditën e sotme një takim online me strukturat e Partisë Demokratike në të gjithë vendin.
Ky takim i Bashës vjen pas atij që zhvilloi me aleatët.
Në këtë mbledhje do të jenë të pranishëm kryesia e partisë, ish-deputetët dhe kolegji i kryetarëve.
Basha do t’i zhvillojë të ndara mbledhjet me secilin nga përfaqësuesit e qarqeve.
Mësohet se takimi në total do të zgjasë rreth 5 orë, ku do të komunikohet me drejtuesit dhe përfaqësuesit e PD-së në të gjithë vendin.
Në fokus të mbledhje së thirrur nga Basha do të jetë në qendër situata e krijuar nga Covid-19.