Basha thirrje Berishës: Hiq dorë, je bërë qesharak! PD do e çlirojë vendin nga“Trekëndëshi i Bermudës”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i thënë të heqë dorë nga idea për ringritjen e PD, pasi sipas tij është kthyer në një figurë qesharake. Në fjalën e tij kryedemokrati përmendi sërish trekëndëshin e Bermudës”, duke u shprehur se ka 31 vite që mban peng Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

Trekëndëshi i Bermudës e mbajti 31 vjet peng  Shqipëerinë. PD do të clirojë vendin. Berisha bëri një shfaqje të turpshme. Koha na mbaron të gjithëve ne dhe dikush në moshë është më shumë i vetëdijhëm për këtë. PD është e vendosur që ta lerë të kaluarën mbrapa dhe ecë përpara, të ecim me një mision të pandalshëm. Jemi të vetëdijshëm që kemi ecur me gjyle nëpër këmbë. Por ne nuk e ndalim ritmon tonë. Shqipëria nuk pret, të rnjtë nuk mund të presin që të zbresin në nivelin e varfërisë afrikane.

Misioni ynë do të vazhdojë. Ramës i them që do të na kesh përballë deri në frymën tënde të fundit. Berishës i them me gjithë shfokusimin dhe tragjikomedine tënde nuk ia ke dalë, përveçse je bërë qesharak, ke shkelur mbi sakrificën e demokratëve. Nuk keni asnjë shans ju që keni vjedhur miliona, PD do të përmbysë këtë regjim. Një kastë 30 vjeçare që ndërron vendet, nuk do ta marrin Shqipërinë peng, ne njohim dhimbjen, ne kemi në krah aspiratat e çdo shqipatri dhe nuk ka forcë që të ndalë për të ecur përpara. PD do të çlirohet nga Sali Berisha dhe gorillat e tij.

Çdo kush që shkel sakrificat e demokartëveq do të marrë përgjigjen në 18 dhjetor. Berisha e nisi me dy testera dhe tani është shpallur non grata nga aleati ynë. Hiq dorë nga të qënit një tub oksigjeni i Edi Ramës, cçiroji demokratët që ke manipuluar dhe të vijnë në 18 Dhjetor në Kuvendin e Demokratëve.

Zjarr Tv Ad