Basha thirrje ndërkombëtarëve: S’ka stabilitet pa demokraci

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ai iu kërkoi miqve të huaj të mos dëgjojnë zërin e autokratit Rama por të popullit. “Nuk ka stabilitet pa demokraci”, iu tha Basha ndërkombëtarëve para selisë së PD.Ai theksoi se protestat do jenë të përditshme dhe të përnatshme.

“Nuk rrugë tjetër për të rikthyer demokracinë veç protestave popullore. Nuk ka rrugë tjetër për të mbrojtur të drejtat tona. ishim shumë më 16 shkurt, jemi shumë më shumë më 16 mars.

16 shkurti i hapi rrugën jë marshimi popullor që nuk do ndalet kurrë por do vazhdojë dita-ditës të mbledhë energjinë e popullit.
Dua t’i drejtoj një mesazh të qartë miqve tanë perëndimorë. Nuk ka stabilitet pa demokraci, nuk ka stabilitet pa drejtësi, nuk ka stabilitet pa ligj, nuk ka stabilitet pa pabarazi para ligjit. Dëgjojini më pak autokratët e inkriminuar.
Ftesa ime është mos e dëgjoni autokratin e inkriminuar Edi Rama, mos dëgjoni zërin e atij që zhyti vendin në drogë. Dëgjoni zërin e qytetarëve.
Rama kishte vënë bast që protesta sot do jetë më e vogël se në 16 shkurt por e humbi bastin. u fsheh në tunelet e Poliçanit. Kjo që kemi nisur nuk do zvogëlohet, nuk do mpaket. ne nuk do përçahemi, s’do e ulim kokën. Nuk do pranojmë t’i themi legjitime një qeverie të kapur në krim.
Ne do ta vazhdojmë këtë betejë në çdo qytet, në çdo lagje, në çdo rrugë e çdo shtëpi të vendit tonë deri sa çlirojmë Shqipërinë nga krimi dhe qeverisjen nga kriminelët, derisa ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa. Pengesa e vetme është kjo qeveri kriminale. Ka 5 javë që nuk gjen vrimë miu të fshihet. Le ta bëjmë bashkimin tonë dhe protestën tonë të përditshme dhe të përnatshme, zjarr t’i digjet toka nën këmbë”, deklaroi Basha.

“Në Europë shkohet vetëm me zgjedhje të lira duke i dhënë fund padrejtësisë dhe politikanëve të lidhur me krimin. Kjo është rruga jonë, që do të garantojnë punësim e mirëqenie. Ditë përditë e natë për natë, në aksion qytetar, në protestë, në qëndresë në përballje mos e ktheni faqen kur ju godasin horrat e shtetit por goditini mbrapsht. Ky marshim ka vetëm një fund fitoren e popullit, fitoren e demokracisë, fitoren e Shqipërisë si gjithë Europa. Edhe vendosmëria e këtij misioni të madh, Shqipëria e bashkuar ka për të fituar fund qeverisë së hajdutëve fund qeverisë së kriminelëve, Zoti ju bekoftë ju e familjet tuaja fitore, fitore, fitore.”- përfundoi kryedemokrati fjalimin e tij.

 

Zjarr Tv Ad