Basha: Tregu kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë. Qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët para zgjedhjeve

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me kandidatin për kryebashkiak të PD-së në Lushnje, Indrit Sefa, zhvilluan një takim e me fermerët dhe drejtuesit e shoqatave të fermerëve të Lushnjes. Në fjalën e tij Basha tha se problemet e fermerëve lushnjarë sa vijnë dhe po bëhen më të mëdha. Sipas tij, edhe pse duhej të ishte sektori që duhej të kishte vëmendjen më të madhe, sot fermerët shqiptarë nuk krahasohen as me ato të Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut.

Basha tha se një problem madhor për fermerët e Lushnjës është edhe tregu i qytetit, që sipas tij edhe pse është ndërtuar me financim nga Banka Botërore, kontrollohet njësoj si inceneratorët, si burg i sigurisë së lartë nga banda e Lushnjës

Më tej kryedemokrati ngriti edhe shqetësimin se qeveria po përdor tollonat e naftës për të joshur fermerët dhe qytetarët disa ditë para zgjedhjeve të 6 Marsit.

Kreu i PD u bëri thirrje të gjithë fermerëve lushnjarë që ditën e diel me votën për Indrit Sefën “çlirojnë veten, produktet dhe konsumatorët lushnjarë”, pasi sipas tij gjëja e parë që do të ndodhë është “që tregu i Lushnjës do të çlirohet nga banda e Lushnjës.

Domethënë kontributin i jep, taksat i paguan, faturat i paguan, tarifat i paguan dhe sa merr? Me letra merr 1/5-n e asaj që marrin në Kosovë fermerët, me letra! Se në fakt nuk merr asgjë. Dhe kjo është arsyeja se pse produktet cilësore që meritojnë jo vetëm të konsumohen nga qytetarët shqiptarë, nga konsumatori shqiptar, por edhe të eksportohen jashtë, kalben bashkë me shpresat tuaja. tha Basha

Zjarr Tv Ad