Analisti Fatos Lubonja ka komentuar dorëheqjen e Lulzim Bashës si kreu i PD. Gjatë bisedës në studio analisti Lubonja tha se e priste dorëheqjen, Lulzim Bashës dhe se ishte e detyruar edhe nga rezultati i 6 marsit.
Sipas Lubonjës kjo dorëheqje ishte e domosdoshme.
“Duket si një dorëheqje nga lufta për të vërtetën e tij. Nga gjithë fjalimi nuk kishte një autokritikë për diçka dhe nuk kishte asnjë referim ndaj zgjedhësve. Nënkuptimi është i paqartë, unë jam ndarë mes një dorëheqje pa u vetëposhtëruar ose një dorëheqje që nuk është dorëheqje por do të vijojë luftën. Tani për mendimin tim, lufta është mbi tezën që unë dhashë dorëheqjen po Berisha nuk duhet të jetë në PD. Lufta e tij është që unë jap dorëheqjen, por edhe Berisha është i përjashtuar dhe ne do bashkojmë PD pa Berishën, i bie të ketë një kryetar pa Berishën dhe kjo në një farë kuptimi është vazhdimi i luftës. Përmendi shpesh aleanca atlantike , partnerët tanë. Çështja e pazgjidhur është çfarë do të bëhet me Berishën dhe vendimin që u mor për Berishën.”
Dorëheqja e Bashës është një hap drejt bashkimit?
Lubonja: Bashkim pa Berishën e rehabilituar nga PD nuk ka, sepse kjo është ndarja që është bërë. Një ide që kam lexuar është ideja që të goditet vendimi i Bashës. Këtu mungon një grup me autoritetin e duhur që të marrin përsipër një gjë të tillë, pasi ikën Basha , ikën Berisha, por realisht ajo që mungon është se kush do të jetë figura. Një ide është që kjo bëhet me zgjedhje, por sipas mendimit tim, nëse të gjithë demokratët votojnë dhe Berisha e pranon, por asnjë , të dy palët janë ata që pretendojnë të kontrollojnë,…Nuk ka shans pa u kthyer Berisha në krye të PD që të ketë një lloj bashkimi. Këtu duhet të diskutohen qartë nëse kanë dëshirën vërtet për të bërë opozitë të vërtetë.