Basha u shpall fajtor për shpifje ndaj Ballës, reagon avokati: Vendim qesharak

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i kryedemokratit Lulzim Basha, Gazment Bardhi, reagon ndaj dënimit të kryedemokratit, me 50 mijë lekë të reja, për shpifje ndaj socialistit Taulant Balla.

Në dalje të gjykatës, Bardhi e cilësoi si vendim nën presionin e vetingut, duke e cilësuar si një vendim që bën të qeshë çdo njeri që lexon vendimin.

“Gjykata ka asgjësuar dhe zëvendësuar organin e Prokurorisë me policinë e Taulant Ballës, mjafton që policia e tij të thotë që Balla nuk ka përgjegjësi me milionat e eurove të drogës dhe nuk ka rëndësi se çfarë hetimi dhe përfundimi nxjerr Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ky është vendimi që tentoi në kundërshtim flagrant të tregonte personit të akuzuar se kush ishin burimet e informacionit që informonin opozitën. Kujtoj rastin e komisar Zaganit që u dënua për shpifje se shpifi ndaj Tahirit, asnjë prej jush dhe shqiptarët e ka të qartë se Tahiri ishte i vërtetë si u prezantua nga Zagani, do ta ankimojmë vendimin e gjykatës”, u shpreh Bardhi.

Ai tha se barrën e provës për të vërtetuar që akuza e bërë nga Basha e ka ai që luan rolin e prokurorit dhe barrën e provës kjo gjykatë qesharake ia kaloi Bashës.

Sipas tij, Basha ka informuar opinionin publik për fakte kriminale, dhe se kjo është situata kur ai që thotë të vërtetën dënohet nga gjykatë të kapur dhe të blerë nga pushteti.

Padia e Ballës për shpifje ndaj Bashës, u bë lidhur me shumën e 3.4 milionë eurove të bllokuara në dy makina ‘Toyota Yaris’, për të cilat kryedemokrati akuzoi se i përkasin deputetit socialist.

Zjarr Tv Ad