Basha u shpjegon fermerëve pse nuk subvencionohen: Se Rama jep 300 milionë euro për 17 km rrugë!

0
20
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i opozitës Lulzim Basha ua ka shpjeguar me shifra të qarta, fermerëve të Lezhës se ku shkojnë paratë e shtetit që nuk jepen për t’i subvencionuar ata dhe kategoritë e tjera.

“Ku shkojnë paratë?! Ju e dini ku shkojnë këto para! 300 milionë euro Milot-Balldren shkojnë këto para. Për 17 km! As në Japoni nuk ndërtohet me këto çmime, ku ndërtohet çdo centimetër kundër tërmeteve. E dini se është një zonë shumë më tektonike sesa rajoni ynë dhe të botës dhe një nga ekonomitë më të shtrenjta të botës, me çmimin më të lartë.

300 milionë euro për 17 km!

Bashkë me dajën e vet, që bën Rrugën e Arbrit dhe i kanë dhënë 200 milionë euro mbi kontratën, të dy bashkë dajë e nip marrin gjysmë miliardi euro. Dajë e nip gjysmë milion euro. 500 milionë euro, as mund t’i imagjinoni. 1 milionë nga 500 euro! Dajë e nip! Prandaj s’ka para për të mbështetur fermerët dhe taksat sa vijnë e rriten.

Zjarr Tv Ad