Basha u trembet gazetarëve dhe bazës, e quan ‘forcë’ daljen në oborr

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një dalje mediatike të programuar deri në detaje, Luzim Basha nuk denjoi t’u jepte përgjigje gazetarëve, të cilët ishin të shumtë në numër në derën e selisë së PD.

Ngutja për të thënë vetëm deklaratën e shkurtër, tregon se kreu demokrat ka filluar të kuptojë se lëvizja e Berishës nuk ndalet. I shoqëruar nga pas prej të zakonshmit Gazment Bardhi, ai u largua me shpejtësi nga sytë e medias. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë që në vendin më të korruptuar në botë, ai që u trembet mediave të jetë kreu i partisë më të madhe në opozitë.

Por çudia që pasoi ishte edhe më e madhe. Basha u ul në kafen e oborrit të PD-së. Lajmi u trumbetua me të madhe nga mediat e majta, të cilët arritën deri aty sa thanë se Basha po tregonte ‘forcë’ pas takimeve entuziaste të Berishës.

Dmth forca e Bashës, që është strukur në zyrën e tij prej ditësh, qëndron te fakti se mund të dalë në oborrin e selisë. Madje edhe aty duke qëndruar si me hije, nga frika se mos kishte ndonjë reagim nga simpatizantët.

Nëse Basha e quan këtë dalje në oborrin e PD-së, si daljen në terren pranë bazës, atëherë ky është më shumë se humor i zi. Ai tregon një degradim pa kthim.

Zjarr Tv Ad