Basha urdhër deputetëve të zbresin në bazë për Kuvendin e 18 dhjetorit, zbulon se kush fshihet pas organizmit të mitingut në “Air Albania”

0
201
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë dje një akuzë të fortë ndaj bashkëshortit të deputetes Blerina Gjylameti. Duke rikujtuar ‘shantazhin që i bëri pak ditë më parë deputetit Alibeaj teksa i tha se deri me 11 dhjetor do të jetë në pozicionin e tij, Basha akuzoi gjatë konferencës me gazetarët burrin e deputetes se me nje kompani nga Italia ka sjellë skenografin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Mua më ka stresuar fakti që nuk po bëj 100% punën time. Këtu 100% e energjive të mia duhet të ishin në përballjen, publike, mediatike, protesta ndaj Edi Ramës. Ka 3 muaj që Edi Rama bredh i qetë me tubin e oksigjenit me vete. Një pjesë e mediave janë pjesë e një konglomerati nga oligarkia që të mos dalin të vërtetat e qeverisë dhe zyrtarëve të saj. Gjylameti i thotë Alibeajt deri me 11 do jesh këtu ku burri i Blerina Gjylameti së bashku me një kompani italianë me TV Klan kanë sjellë atë skenë në “Arenën e Hajnisë”. Këta kujtojnë se janë ata që kanë qenë dhe jemi fëmijë që i shkojmë pas siç kemi bërë dikur. Nuk jam unë 17 vjeç. Ne jemi PD, ti je e shkuara dhe ti zgjodhe ta mbyllje me turp”, deklaroi ai.

Më pas numri një i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur Kryesinë e PD dhe deputetët për të diskutuar lidhur me futjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në seli. Në mbledhjen e djeshme, mësohet se Basha diskutoi me deputetët lidhur me masat që duhet të merren në mënyrë që një skenar i tillë mos të ndodhë më në të ardhmen. Po ashtu sipas të njëjtat burimeve, mësohet se në fokus ka qenë edhe mbledhja e Kuvendit të 18 dhjetorit, ku Basha u ka kërkuar të pranishmëve në mbledhje që për një javë të mos jenë aktive në Komisionet e Kuvendit, por të fokusohen në angazhimin e demokratëve për Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me deklaratat e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Përmes një mesazhi, Berisha thekson se Basha shpifi para mediave mbi koston e organizimit të Kuvendit të 11 dhjetorit. Sipas Komisionit të Rithemelimit te PD-së, kostot do të bëhen transparente në ditët në vijim. Madje ai hodhi poshtë se burri i deputetes Blerina Gjylameti ka sjellë skenën e ndërtuar në “Air Albania”.

Zjarr Tv Ad