Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një urim për 8 Marsin.
Ai shkruan në rrjetet sociale, se gratë e Shqipërisë janë forca e vendit tonë. Basha ka publikuar disa foto, ku po u dhuron buqeta me lule disa grave.
Kreu i PD-së ka thënë se ata meritojnë një qeveri më të mirë që kujdeset për ta.
‘Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet të kujtojmë se:
Ju, gratë e Shqipërisë, jeni forca e vendit tonë.
Pa gra të forta, nuk ka një Shqipëri të fortë.
Me gra të forta – Shqipëria mund të përballet me çdo sfidë, dhe ne padyshim që kemi shumë sfida përpara nesh.
Ju meritoni një qeveri më të mirë. Një qeveri që kujdeset për ju.
Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave shqiptare!’ – shkruan Basha.