Basha uron Ramën për Vitin e Ri: Në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një si ai

0
90
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryedemokratit Lulzim Basha iu kërkua nga gazetarët gjatë konferencës të fundit për shtyp për këtë vit që të bënte një urim ehde për kryeministrin Edi Rama. Basha i uroi Ramës “pleqëri të mbarë”, ndërsa shtoi se në rrafshin politik, uron që “Shqipërisë mos i ardhtë më kurrë një si ai.

“Urimi im për shqiptarët është që 2022 të jetë viti i kthimit drejt normalitetit, që t’u bëjë të mundur shqiptarëve të realizojnë ëndrrat e tyre, sipas aftësive, dëshirave që kanë dhe me një shtet që i ndihmon. 2022 duket si një vit i mbarë për t’u ndarë nga e keqja 30 vjeçare. PD e çkliruar nga e shkuara, është e gatshme t’i prijë kësaj aspirate të shqiptarëve.

Sa për Edi Ramën, në rrafshin personal pleqëri të mbarë, në rrafshin politik, mos i ardhtë kurrë Shqipërisë një si ai”, tha Basha.

Zjarr Tv Ad