Basha vijon të flasë edhe pas mbylljes së mikrofonit në kuvend: Fshehja e Ramës pas gjuhës së ç’thurur është amnisti për genocidin serb

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD, Lulzim Basha:

Sot është një ditë e rëndësishme për këtë institucion, i cili duhet të dëshmojë edhe njëherë se Shqipëria nuk mund të ketë interes mw tw shenjtw, interes më të lartë se interesat e Kosovës, se nuk mund të ketë bashkëpunim të qendrueshëm rajonal, një të ardhme në paqe të popujve tanë, pa pranuar dhe dënuar genocidin serb.

Ndër vite ka patur përpjekje të vazhdueshme për të manipuluar faktet, për t’i ikur të vërtetave siç ka ndodhur edhe në raportin e Dick Martit.

Një raport “fake”, sepse sot është e qartë se pas tij fshihen strukturat serbe.

Nuk është aspak rastësi që pasi krijuan një tollovi të madhe ne opinionin ndërkombëtar, në përpjekje për të ndryshuar historinë, hapi më i fundit – siç e ka pohuar vetë protagonist – ishte planifikimi për eleminimin fizik të ish-raportuesit të Këshillit të Europës, Dick Marty nga struktura serbe të sigurisë për të fshehur gjurmët, e për të fajësuar sërisht shqiptarët.

Çdo qëndrim tjetër ndaj Serbisë, sado të fshihet pas sokëllimave, gjuhës së shthurru dhe banaliteti dhe gënjeshtrave, është një amnisti e fshehtë ndaj një të shkuare që rrezikon të përsëritet nëse nuk pranohet dhe dënohet si e gabuar. Na takon ne të jemi sot zëri i viktimave të atij genocidi, të jemi edhe zëri i Kosovës.

Në këtë mënyrë ne i japim edhe më shumë zë në arenën ndërkombëtare të vërtetës së hidhur të genocidit dhe spastrimit etnik të kryer në Kosovë. Në këtë mënyrë jemi në krah të përpjekjeve të Kosovës për të mbështetur padinë që ajo po përgatit kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Vetëm duke u përballur plotësisht me të kaluarën, qytetarët e Rajonit tonë mund të arrijnë pajtime të vërteta, pajtime të qëndrueshme.

Ju ftoj të jemi të gjithë bashkë në votimin e amendamenteve që i hapin rrugë përballjes së plotë me të kaluarën si urë drejt së ardhmes europiane, në liri, paqe dhe zhvillim për të gjithë popujt e rajoni

Zjarr Tv Ad