Kryetari aktual i PD-së, Lulzim Basha, ditën e djeshme vizitoi qytetin e Dibrës, ku dhe u prit nga një numër i konsiderueshëm mbështetësish. Takimet e kryedemokratit, po zhvillohen në kuadër të fushatës që po bën për të mbajtur postin e kreut të PD-së, me Zgjedhjet që do të zhvillohen në 13 Qershor të këtij viti.
Ndërkohë, deputeti i ardhshëm i Kuvendit i dalë nga Zgjedhjet e 25 Prillit nga qarku i Dibrës, Xhelal Mziu, ka publikuar në rrjete sociale foto nga takimi i ditës së djeshme, teksa e konsideron një pritje madhështore dhe një mbështetje të madhe nga qytetarët dibranë.
Shënimi i plotë
Pritje madhështore z. Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës! Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi Dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kirminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne.Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët!