Basha:Familja në qëndër të programit ekonomik të PD

0
31
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Për Lulzim Bashën vendi po shkon drejt greminës, ndaj dhe rimëkëmbja ekonomike është kryefjalë e programit me të cilin kreyedemokrati kërkon në 25 prill votën e shqiptarëve. Gjatë një takimi që zhvilloi me një çift të rinjsh nga Tirana, Basha tha se plani ekonomik i demokratëve adreson zgjidhjen e disa problemeve më të cilat përballet sot rinia.

“Problemi i parё ёshtё punёsimi. E dyta është mundësia për të blerë një shtëpi. E treta është për të pasur mbështetje për fëmijët për të planifikuar familje sepse çdo fëmijë vjen me një kosto shtesë për familjen, duhet të ketë një mbështetje të vazhdueshme”.

Ndaj dhe në qendër të planit ekonomik “Shqipëria fiton” tha se ka vendosur familjen, duke u angazhuar në përmbushjen e këtyre tre problematikave.

“E para, për çdo fëmijë të porsalindur do të jepet çdo muaj një përkrahje prej 30 mijë lekë të vjetra, deri në moshën 5 vjeç. Së dyti edhe pasi mbaron orari shkollor fëmijët të kenë mundësi të qëndrojnë dhe pas orëve të shkollës për të bërë detyra, për të bërë aktivitete jashtë shkollore dhe të mbështetën po kështu me një drekë nga shteti. Dhe së treti për të gjithë ata që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj, mos të paguajnë tarifat e universiteteve, këto tarifa të paguhen nga buxheti i shtetit. Dhe për familjet në nevojë ekonomike të kenë edhe mbështetje ekonomike”.

Strehimi është një tjetër angazhim i kreut të opozitës.

“5 mijë çifte të reja të përfitojnë nga shteti subvencionim 100% të interesave të  kredisë bankare”.

Pas sulmeve të programit ekonomik të Partisë demokratike sheh dështimin e qeverisjes së Edi Ramës.

“se s’kanë bërë asgjë për 8 vite dhe shqiptarët e dinë që ata s’kanë mbajtur asnjë premtim.”

Basha tha se pas 25 Prillit shqiptarët do të kenë një qeveri që mendon për ta dhe jo për karrigen e pushtetit.

Zjarr Tv Ad