Basha:Loja Rama- Tahiri vazhdon

0
297
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike rendit pesë argumente që sipas tij loja Rama- Tahiri vazhdon. Në një postim në Facebook ai thotë se dorëheqja erdhi pas presionit direkt që Ramë iu bë në Berlin.“Dorëzimi i mandatit nga Saimir Tahiri është vazhdim i paktit Rama-Tahiri. Është fakt se dorëheqja nga mandati erdhi pas presionit direkt që iu bë Edi Ramës në Berlin, ku iu tha se është e patolerueshme mbrojtja politike që i bëhet Saimir Tahirit me imunitet parlamentar kundër veprimeve të drejtësisë. Ky është akt hileqar për të mashtruar partnerët se gjoja Saimir Tahiri nuk ka imunitet politik dhe se gjithçka është në dorën e prokurorisë”,shprehet Basha.Këtë argument ai e mbështet me faktin se më 19 prill Saimir Tahiri ishte në seancë plenare pas 6 muajve mungesë, për ti shpëtuar mandatit dhe se në këto dy javë nuk ka ndryshuar asgjë përveç vizitës së Ramës në Berlin. “Më 19 prill Saimir Tahiri mori pjesë në seancë plenare pas 6 muajve mungesë për të shpëtuar mandatin e deputetit. Çfarë ndryshoi këto dy javë? Asgjë, përveç vizitës së Ramës në Berlin dhe premtimit se do ta zgjidhte problemin e imunitetit të Saimir Tahirit. Dorëzimi i mandatit është konfirmim se është Edi Rama ai që e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë Saimir Tahirin dhe se kjo është loja e të dyve bashkë për të mbyllur dosjen “Tahiri”.Basha shkruan se Saimir Tahirit nuk i duhet imuniteti parlamentar “përsa kohë ai shantazhon kryeministrin me aferat e tij korruptive dhe lidhjet kriminale të familjes së tij. Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë një subjekt i vetëm, kur bëhet fjalë që Tahiri të dalë përpara drejtësisë: nëse Tahiri del para drejtësisë, Edi Rama del para drejtësisë. Nëse Saimir Tahiri është i lirë, Rama është i lirë”.Më tej kreu i PD-së e quan dorëzimin e mandatit të Tahirit një manovër “pasi Edi Rama ka futur nën kontroll të plotë Prokurorinë, të cilën e përdor si dhe sa herë t’i duhet për të mbrojtur pushtetin e vet kriminal”. Si argument të fundit Basha thotë se dorëheqja e Tahirit nga mandati i deputetit nuk e shpëton Edi Ramën. “Dorëzimi i mandatit të Tahirit nuk e shpëton Edi Ramën. Ai e di se asnjë manovër si kjo me largimin e Tahirit nga Parlamenti nuk i mashtron dot shqiptarët dhe faktorin ndërkombëtar. Mbrojtja e Ramës për Tahirin është ndëshkim për Shqipërinë, sikundër mungesa e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një nga pengesat kryesore për hapjen e negociatave të anëtarësimit”, shkruan Basha.

Zjarr Tv Ad