Basha:Pa liri vote s’ka Europë, Rama do ta mbajë rininë injorante

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Pogradec ku ka shpalosur programin për rininë. Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama për gjendjen e të rinjve në vend. Ai tha se Rama mban pranë vetes injorantë e kriminelë sepse ka frikë nga të aftit.

Kreu i PD theksoi se pa liri vote nuk ka Europë.

“Pa lirinë e votë nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë. Kushdo që thotë të kundërtën gënjen, pak rëndësi ka në çfarë gjuhe e thotë, gënjen. Dhe shqiptarët janë të zgjuar, nuk i pranojnë, as nuk i hanë gënjeshtrat. Ka 6 vite që na mbyllet dera e Europës dhe ne e dimë të gjithë se pse. Sepse në vend që ta luftojë krimin, qeveria lidhet me krimin. lidhet me krimin që të mbajë pushtetin edhe kur populli do që ta largojë me votë. Lidhet me krimin dhe oligarkët që të kapë ekonominë dhe të pasurohet në kurriz të njerëzve të ndershëm, madje modelin e krimit e ka sjellë edhe në universitete”, tha Basha.

Sipas tij, Edi Rama mban pranë vetes të pashkollë, milionerë me katër klasë. Ka shkatërruar sistemin arsimor. Rama investon tek injoranca. Shembulli i tij për rininë, je trafikant? Bëhesh deputet. Ai është i rrethuar me kriminelë. Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca. Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29-vjeçare, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar”, deklaroi Basha.

Ai u shpreh se Rama do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot.

Zjarr Tv Ad