Basha:Rama prishi sot marrëveshjen e 5 qershorit

0
25

Kryedemokrati Lulzim Basha doli menjëherë në konferencë pasi Partia Socialiste u deklarua e gatshme të plotësojë kërkesën e opozitës parlamentare për hapjen e listave.

Përpara mediave ai deklaroi se me këtë gjë, Rama ka prishur në esencë marrëveshjen e 5 qershorit të arritur me opozitën në rezidencën e ambasadës Amerikane. “Falenderoj përfaqësuesit e medias që sot para syve tuaj keni pasur njeriun më të tmerruar nga zgjedhjet e ardhshme që Shqipëria ka njohur në 30 vite. Tmerri dhe ankthi i Ramës për humbjen e zgjedhjeve sot ka arritur një majë papërgjegjshëmërie që se ka pasur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit. Një nga rekordet që do të thyejë është ajo e një kryeministri në ikje më të tmerruar se kushdo. Në esencë sot ai ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit për të cilën u investuan forcat politike me ndërmjetësimin e BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe në këtë marrëveshje ishte qendrore arritja e dakordësisë për reformën zgjedhore, kusht për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE”, -tha Basha.