“Bashës nuk i dridhet qerpiku”, Gjekmarkaj elozhe kreut të PD: Është i gatshëm për t’i dalë zot partisë!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj ka qenë i pranishëm sot në krah të kreut të PD Lulzim Basha gjatë takimit me demokratët e Kurbinit. Gjekmarkaj tha se një nga arsyet që ka pranuar  për të qenë nënkryetar i PD, ishte me data 8 Janar, protesta e dhun*shme në selinë e PD. Sipas tij kryedemokrati Basha është i gatshëm që t’i dalë zot PD që nesër të jetë kryeministri i Shqipërisë.

Gjekmarkaj: Unë isha në selinë blu në 8 janar me Bashën dhe deputetë të tjerë, U shantazhuam duke u thyer çdo kod bese e burrërie, këtë nuk ia bën shqiptari shqiptarit, demokrati-demokratit, por vetëm komunisti, gjejeni vetë kush është komunisti.

Kam pranuar ftesën për të qenë nënkryetari i kësaj force politike sepse një nga arsye të që e kam pranuar këtë, është dhe data 8 janar kam parë se Bashës nuk i dridhet qerpiku,është i gatshëm të përballet me Edi Ramën dhe është i gatshëm t’i dalë për zot PD, për të qenë kryeministër i Shqipërisë. Nuk ka përmbyllje të tranzicionit në Shqipëri nëse nuk bëhemi bashkë për të përjashtuar këto personazhe të tranzicionit.

Zjarr Tv Ad