“Bashkëpunim me faktorin politik në Kosovë”, Kryemadhi pret Haradinaj: Projekte si “Open Balkan” s’duhet të promovohen

0
105
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka pritur sot kreun e AAK Ramush Haradinaj dhe delegacionin që e shoqëronte. Kryemadhi e cilëson takimin të ngrohtë dhe vëllazëror.

Ajo ka theksuar se njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë.

Kryetarja e LSI-së shprehet më tej se projekte si Open Balkan nuk duhet të promovohen, përkundrazi është i nevojshëm bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon.

“Takim mjaft i ngrohtë dhe vëllazëror me delegacionin parlamentar të Ardhmërisë Kombëtare të Kosovës, kryesuar nga kryetari Ramush Haradinaj.

Njohja reciproke e shtetit të Kosovës nga Serbia dhe mbështetja e pakursyer ndaj Kosovës për anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare dhe rrugën e integrimit europian duhet të jenë kryeçështje të politikës së jashtme të Shqipërisë. Nisma me karakter individual, si projekti jo transparent i Open Balkan që garanton supremacinë e interesave të Serbisë mbi rajonin, nuk duhet të promovohen, përkundrazi është i nevojshem bashkimi dhe unifikimi i faktorit shqiptar në rajon.

Mbetemi të angazhuar për bashkëpunimin intensiv me faktorin politik në Kosovë për të çuar përpara zhvillimin ekonomik, forcimin e bashkëpunimit mes njëri tjetrit dhe ecurine e shpejte e te sukseshme te integrimit euroatlantik te saj”, deklaron Kryemadhi.

Zjarr Tv Ad