Bashkëpunoi me zyrtarë të lartë për të përfituar 200 mln lekë nga ARRSH/ Ja kush është biznesmeni i shpallur në kërkim nga policia

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mustafa Koka është biznesmeni i shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet si i përfshirë në abuzimin me detyrën si punonjës i ARRSH për të përfituar të ardhura duke shkaktuar dëm financiar. Së bashku me të tjerë, thuhet se kanë përfituar 200 milionë lekë të vjetra për abuzime me tenderat dhe mirëmbajtjen e rrugës.

Policia ka arritur të prangosë të tjerë zyrtarë të lartë të ARRSH, por Mustafa Koka është ende i lirë dhe nuk gjendet nga policia. Mbetet e paqartë nëse është arratisur apo nuk është në dijeni të ngjarjes dhe ndodhet jashtë qytetit apo vendit.

Disa drejtorë dhe inxhinierë të lartë janë arrestuar nga policia e Durrësit pas urdhrit të Prokurorisë. Operacioni është zhvilluar mëngjesin e sotëm, ndërsa mbetet të bëhen publikë emrat e zyrtarëve.

Zjarr Tv Ad