Bashkëshortja e Edi Ramës hap kanalin e saj në “Youtube”, kryeministri i bën reklamë

0
181
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama, ditën e sotme ka hapur kanalin e saj në “Youtube”. Një ndërthurje të jetës së saj profesionale dhe asaj publike do ta gjeni në klipet e këtij kanali të cilat bashkëshortja e kryeministrit do ti lancojë në vijim.

Krah videos Linda Rama ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët janë të interesuar të dinë mbi aktivitetin e saj profesional dhe angazhimet e saj si qytetare të klikojnë në kanalin e saj.

Gjithashtu, ajo ka publikuar dhe një video mesazh të shkurtër ku i uron mirëseardhje të gjithë atyre që do e ndjekin.

“Cili është aktiviteti im profesional dhe kush jam unë si qytetar i angazhuar? Ftoj këdo që është i interesuar të dijë të klikojë në http:// linda.al . Por përpara se të klikoni, në këtë moment të festës së përulur për mua, një mesazh mirëseardhjeje mund të gjendet në:”, shkruan Linda Rama krah videos së publikuar në platformën “Youtube”.

Sigurisht, që kjo nismë e saj ka marrë dhe mbështetjen dhe suportin e plotë të bashkëshortit, kryeministrit Rama, i cili në llogarinë e tij në “Twitter”, ka ripostuar postimin e partneres së tij.

Zjarr Tv Ad