Gruaja e kryeministrit të Izraelit, ka thyer rregullat e bllokimit të qeverisë për të rregulluar flokët. Mediat izraelite, shkruajnë se rregulli i kryeministrit Benjamin Netanyahu, nuk lejonte që asnjë person jashtë familjes, të shkojë në një shtëpi tjetër, pasi përbën shkelje të masave shtrënguese.
Mediat e huaja shkruajnë se një stilist flokësh, shkoi në rezidencën zyrtare të kryeministrit javën e kaluar dhe i ofroi shërbim Sarës.
Sipas rregullit, një person nuk mund të ecë më shumë se 1 kilometër larg shtëpisë dhe të shkojë tek dikush tjetër, përveç nevojave thelbësore. Por trajtimi i flokëve nuk përfshihet tek nevojat e veçanta.
Zëdhënësja e Sara Netanyahu ka reaguar pas publikimit të lajmit. “Kishim maska dhe doreza, madje gruaja e kryeministrit i kërkoi stilistit të flokëve të shmangte bisedat”, tha ajo.