Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Dhori Kulen.

0
1402
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Dhori Kulen.

Emra të njohur të fushës së akademisë, mësimdhënies, deputetë,  përfaqësuesit më të lartë të sekteve fetare në vend janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku bashkia e këtij qyteti ka vlerësuar me titullin më të lartë që një institucion vendor jep Dhori Kulen. Në mjediset e bashkisë së re u zhvillua ceremonia ku Kules, lindur dhe rritur në këtë qytet ju dorëzua titulli “Qytetar nderi” për kontributin e dhënë në fushën e akademisë dhe atë drejtues në një nga fakultetet më të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë. Në hapje të kësaj ceremonie u prezantua një material mbi jetën dhe veprën e Dhori Kules.

Kryetari i bashkisë Petrit Sinaj i dorëzoi titullin e nderit Dhori Kule, duke e cilësuar atë madje si të vonuar.

“Një nga figurat me reputacionin dhe kontribut të çmuar në fushën e arsimit në qytetin e Beratit, Kuçovës, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës për rolin e tij si drejtues i institucioneve arsimore, forumet ekonomike dhe akademike të vendit, aktivitetin e tij studimor dhe shkencor brenda dhe jashtë vendit, botimet cilësore në fushën ekonomike, një figurë qytetare dhe intelektuale, angazhuar në jetën publike dhe politike”

Mes emocionesh Dhori Kule pasi falenderoi për titullin e konsideroi qytetin e tij të lindjes si shembullin më të mirë të bashkëpunimit qytetar, elitar, fetar që dëshmohet që nga vlerat e tij në lagjet muzeale, banesat e deri tek qytetarët e tij.

 

Zjarr Tv Ad