Bashkia e Elbasanit largon shitësit ambulantë/ Flet e moshuara: Tek unë e gjetën që jam 80-vjeçe? Unë kaq pak mall kam…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Elbasanit, ka nisur veprimet për të larguar nga rruga të gjithë shitësit ambulantë të qytetit. Aksioni i policisë bashkiake, vjen pas takimit që Kryeministri Edi Rama pati me kryebashkiakët, ku një prej bashkive të kritikuara sa i përket nivelit të ndotjes ishte edhe bashkia e Elbasanit.

Elbasani nuk ka mundur dot të ndalë ndotjen nëpër rrugët e qytetit. Bashkia e ka nisur me tregtarët ambulantë, të cilët operojnë në rrugët e qytetit. Sipas tyre, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të siguruar jetëesën.

Pjesa më e madhe e tyre janë fermerë, të cilët i prodhojnë vetë produktet nëpër tokat e tyre dhe më pas dalin në rrugë për të shitur.

Shitëse ambulante e moshuar:Tek unë që jam 80-vjeçe e gjejnë të vardisen? Unë e shkreta kaq pak mall kam. Nuk rri dot në shtëpi se nuk më dalin vetëm 100 mijë lekë. Taksat i paguaj ndonjëherë kur vijnë këtu të mi kërkojnë.

Ndërsa bashkia e Elbasanit ka dalë me arsyetimin se ekziston një treg i caktuar ku tregtarët mund të shesin produktet e tyre, këta të fundit thonë se tregu nuk plotëson kushtet e tyre pasi tarifa që u duhet të paguajnë për vendin, sipas tyre ëshrë e lartë”, u shpreh e moshuara.

Zjarr Tv Ad