Bashkia e Tiranës i shpall luftë vajzave, që kërcejnë në tub: Do zhvendosen në periferi

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këshilli Bashkiak i Tiranës,  në mbledhjen e saj të fundit, morri vendim në favor të “moralit të shëndoshë”.

Kësisoj nga data 1 Mars e vitit që vjen, në kryeqytetin shqiptarë nuk do të lejohen më bizneset e klubeve të natës të njohura si stripclub. Lajmin e bëri të ditur  vetë kryetari i bashkisë  Erion Veliaj dhe është pranuar njëzëri nga Këshilli Bashkiak, i cili njëkohësisht vendosi që këto aktivitete të zhvendosen në periferi apo zona të caktuara.

Gjithashtu mësohet se duke filluar që nga viti 2019, licencën për këto aktivitete, do ta japë vetëm bashkia e Tiranës.

Erion Veliaj gjatë debatit për këtë çështje deklaroi, se ai dëshiron që të rinjtë të mos i shohë në stripclub-e por larg veseve të tilla, ndaj dhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm ka programuar edhe emërtimin e një biblioteke të qytetit me emrin “Hamit Beqja”, e inaguguruar dy muaj më parë.

Zjarr Tv Ad