Bashkia Lezhë ultimatum: Të lirohen ambientet e KZAZ deri në orën 16:00

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkia e Lezhës përmes një letre të bërë publike, ka dhënë ultimatum për lirimin e ambienteve të KZAZ nr. 13 në këtë bashki, e cila është vendosur brenda shkollës ‘Besëlidhja’.

Nëse nuk do largohen deri në orën 16:00 të ditës së sotme, kryetari i bashkisë Lezhë Fran Frrokaj kërcënon se do të ndërhyhet për lirimin e ambienteve.

Gjithashtu ai bën thirrje edhe për heqjen e afishimit të listave të zgjedhësve, në respekt të drekretit të presidentit Meta, i cili kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve lokale, që ishin përcaktuar të mbaheshin në 30 Qershor.

Po ashtu kreu i Bashkisë së Lezhës i ka kërkuar ndihmë dhe policisë së Shtetit, që t’i vijë në ndihmë për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve.

Kujtojmë se më hërët të njëjtin ultimatum ka dhënë edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, por që nuk është respektuar nga ana e policisë së shtetit, të cilën ajo e konsideroi të kapur dhe nën urdhërat e Edi Ramës.

Tensione po ashtu janë shënuar sot dhe në Tropojë, ku dhjetra qytetarë pas përplasjeve me Policinë kanë hyrë në ambientet e KZAZ-ve duke thyer edhe xhamat.

Zjarr Tv Ad