Bashkia mbyll sytë para COVID, nuk shton sportelet detyron qytetarët të rrinë në radhë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ashtu si në shumë institucione të tjera edhe në bashkinë e Tiranës shënohen radhë të gjata për shërbime. Mëngjesi i sotëm, i ka gjetur qytetarët që duan të marrin shërbime të grumbulluar nën diell para hyrjes së bashkisë. Në hyrje është vënë një çadër, por që është e pamjaftueshme për numrin e madh të personave. Ndërkohë,  qytetarët nuk ruajnë distancimin fizik dhe një pjesë prej tyre nuk kanë maska.Qytetarët qe  në orët e para të mëngjesit presin për të aplikuar për kredinë e butë, pasi sot është afati i fundit për të aplikuar. Edhe ditën e djeshme ka qenë një situatë e ngjashme me ditën e sotme, ku qytetarët kanë pritur nga paraditja deri pasdite. Ndërkohë qytetarët shprehen se shërbimi po jepet shumë ngadalë në bashki, duke pohuar se janë vetëm 2 sportele kur më parë kanë qenë 10 të tilla.

Zjarr Tv Ad