Ardhja e refugjatëve afganë në Tiranë, ka mobilizuar ekipet e Bashkisë të cilat po kujdesen për sistemimin e tyre në godinat e Qytetit Studenti, ku ata janë vendosur përkohësisht.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka falenderuar grupet e organizuara në terren për t’ua bërë sa më të lehtë qëndrimin familjeve që do qëndrojnë në kryeqytet, teksa kujton dhe shprehjen e famshme të shkrimtarit të njohur me origjinë afgane Khaled Hossein, “refugjatët janë prindër, motra, vëllezër dhe fëmijë me të njëjtat shpresa dhe ambicie si tonat.”
“Qyteti i Tiranës i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të mirëpritur refugjatët afganë. Ekipet tona janë duke punuar ditë natë derisa të strehohen të gjithë,” shprehet përmes një statusi në rrjetet sociale kreu i Bashkisë Erion Veliaj.