Bashkia Tiranë publikon listën e pallateve që do të prishen në 12 javë për shkak të dëmtimeve nga tërmeti

0
220
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në kuadër të projektit të Rindërtimit, Bashkia e Tiranës ka publikuar listën e godinave dhe pallateve për prishje. Janë 28 godina që do të shemben në Tiranë në 12 javë.

Tenderi per sherbimin e demolimin dhe evadimi i mbetjeve ndërtimore liston objektet për t’u prishur pasi konsiderohen si të pabanueshme.

Fondi Limit për 60.5 milion lekë.

Burimi i Financimit: Fonde të vena në dispozicion sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 129, datë 03.03.2021 “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e përgatitjes së shesheve të ndërtimit, në Bashkinë Tiranë”;

VKB Nr. 51, datë 06.04.2021 “Për një shtesë dhe disa ndryshime në vendimin Nr. 172, datë 21.12.2020 të Këshillit Bashkiak “Për miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2021-2023 dhe detajimin e buxhetit të Bashkisë së Tiranës për vitin 2021 (e ndryshuar)”

Vendi i kryerjes së shërbimeve do të jetë në Tiranë; në Njësitë Administrative Nr. 1; 2; 4; 6; 8; 9; Njësia Administrative Zall Herr si dhe Njësia Administrative Krrabë konkretisht pallatet si më poshtë vijon:

  1. Pallati Nr.434/1. Rruga “Behlul Hatibi”;
    2. Pallati Nr.14. Rruga “Aleksandër Moisiu”;
    3. Pallati Nr.45. Rruga “Myslym Keta”;
    4. Pallati Nr.66. Rruga “Aleksandër Moisiu”;
    5. Pallati Nr.4. Rruga “Myslym Keta”;
    6. Pallati Nr.73/2. Rruga “Niko Avrami”;
    7. Pallati Nr.369/4. Rruga “Ferit Xhajko”;
    8. Pallati Nr.26. Rruga “Fortuzi”;
    9. Pallati Nr.415/1, Objekti I, II. III. Rruga “Ferit Xhajko”;
    10. Pallati Nr.1. Rruga “Karl Gega”;
    11. Pallati Nr.164/2. Rruga “Ali Kelmendi”;
    12. Pallati Nr.150. Rruga “Sokrat Mosko”;
    13. Pallati Nr.127.shk. 2, Rruga “Llazi Miho”;
    14. Pallati Nr.147. Rruga “Tanush Frashëri”;
    15. Pallati Nr.22. Rruga “Qendër e Re”;
    16. Pallati Nr.140. Rruga “Sokrat Mosko”;
    17. Pallati Nr.11/1. Rruga “Vath Koreshi”;
    18. Pallati Nr.104/6. Rruga “Ali Demi”;
    19. Pallati Nr.5/1. Rruga “Todi Shkurti”;
    20. Pallati Nr.5. Rruga “Marsel Kasemi”;
    21. Pallati Nr.152. Rruga “Haki Stërmilli”;
    22. Pallati Nr.140. Rruga “Haki Stërmilli”;
    23. Pallati Nr.168. Rruga “Hamdi Cenoimeri”;
    24. Pallati Nr.138. Rruga “Haki Stërmilli”;
    25. Pallati Nr.2KT. Rruga “Dritas”;
    26. Pallati Nr.161. Rruga “Sokrat Mosko”;
    27. Pallati Nr.14. Rruga “Llambi Bonata”;
    28. Pallati Nr.158. Rruga “Llambi Bonata”.
    Jane identifikuar si operatorë ekonomikë të suksesshëm për lidhjen e marrëveshjes kuadër:
    1. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “V.A.S Konstruksion” shpk & “4 A-M” shpk NUIS
    2. Bashkimi i Operatorëve ekonomik “Arb&Trans 2010” shpk & “Klajger Konstruksion” shpk

 

Zjarr Tv Ad