Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti Ilir Meta i ka quajtur delirime gjoja patriotike idetë që hidhen për bashkimin e popujve, pra bashkimin e shqiptarëve, bashkimin e serbëve, të kroatëve dhe të boshnjakëve.
“Dëgjojmë shpesh: “Pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse të mos bashkohen të gjithë kroatët? Pse të mos bashkohen të gjithë boshnjakët?” Këto delirime, gjoja patriotike, më shumë se sa folklorizëm, janë një diabolizëm i gjallë”, – shkruan Meta.
Sipas Presidentit kjo “është një përpjekje e politikanëve autoritarë, shpeshherë në mënyrë të koordinuar, për t’u shmangur nga llogaridhëniet e brendshme dhe për të provokuar tema që spostojnë vëmendjen e opinionit dhe përgjegjësitë e tyre”.