“Bashkinë e Vorës do ta marrim”, Flamur Noka i bindur: Rast të kundërt nuk ka, sot ditë e shënuar për demokratët

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Flamur Noka, anëtar i Grupit të Rithemelimit të PD, thotë se demokratët do ta marrin Bashkinë e Vorës dhe rast të kundërt nuk ka. “Sot është një ditë e shënuar për demokratët”, ka thënë Noka për mediat, duke theksuar se sot vendos anëtarësia.

“Bashkinë E Vorës do ta marrim, rast të kundërt nuk ka. Kandidatët tanë janë 2 figura të spikatura të zonës dhe përfaqësues të denjë”, tha ai. Sipas mbështetësit të Berishës, sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votën e tyre dhe pjesëmarrja do të jetë e lartë.

“Sot është një ditë e shënuar për demokratët, sot çdo demokrat në 6 bashkitë ku do ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij, ndjen fuqinë e  tij në vendimmarrje, vlerën e tij në përfaqësimin e pushtetit. Kjo është falë PD-së, falë Kuvendit të saj të datës 11 dhjetor që vendosi të sanksionojë në Statut Primaret si demokracia direkte që i jep vlerë votës dhe anëtarit. Sot është një hap i madh për demokratët pasi anëtarësia vendosen se kush do ta përfaqësojë, ndryshe nga modeli i zarfeve dhe emërimeve”, vijoi Flamur Noka.

Zjarr Tv Ad