Bashkitë e opozitës zbatojnë dekretin e presidentit/ Vjen reagimi i Ramës

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje kryebashkiakëve demokratë të mos bien viktimë e katërshes Sali Berisha, Ilir Meta, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Apeli i kryeministrit, vjen pak pasi kryebashkiakët e djathtë por edhe ata të LSI-së dërguan shkresa në KQZ ku njoftonin se do të zbatonin dekretin e Presidentit të Republikës.

“Kryebashkiakë demokratë! Mos bini viktimë e katërshes SB/IM/LB/MK duke nxjerrë pengesa për zgjedhjet. Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë. Nuk ju nxori PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre. Ligji s’ka mëdyshje”, shkruan Rama në postimin e tij më të fundit në Twitter.

Zjarr Tv Ad