Në Bashkinë e Selenicës ka nisur sot procesi i votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike për këtë degë. Në këtë degë votojnë 906 antarë të PD. Në garë janë dy emra, Leonard Rakipi dhe Gazmir Beqaj.
Kryetari në detyrë nuk është futur në garë.
Në këtë degë për këto zgjedhje janë bërë bashkë mbeshtetës të ish-kryetarit Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Ndërkohë është aplikuar edhe sistemi i verifikimeve online.
Intervistat për SYRI-n e kandidatëve Gazmir Beqaj dhe Leonard Rakipaj:
Kandidati Gazmir Beqaj: Kemi qënë dhe jemi shok. Jemi në garë të drejtëpërdrejtë një anëtar një votë. Fitoftë më i miri. Këtë luftë që e kemi bërë të dy bashkë e kemi bërë për bashkimin e demokratëve. Kemi një garë të ndershme. Ne fitues jemi kur jemi bashkë dhe jo kur jemi të ndarë. Ne duam të kënaqen demokratët. Fati i mirë është se në Bashkinë e Selenicës është se 95% e demokratëve janë bashkuar, janë një 5% që me orët në vijim do të bashkohen edhe ata.
Kandidati Leonard Rakipaj: Kemi marrë përsipër të bashkojmë PD-në dhe ta bëjmë edhe njëherë si në ’90-’91. Sot i japim fund një procesi të filluar herët me zgjedhjet e kryetarëve të seksioneve dhe grup seksioneve. Ka një angazhim dhe pjesëmarrje masive. Sot shohim një pjesëmarrje masive të demokratëve të Selenicës.