Basket meshkuj/ Kombëtarja e mbyll me fitore, e pesta në kampionatin Europian U-16

0
1

Kombëtarja shqiptare basketbollit të meshkujve e ka mbyllur me fitore kampionatin Europian U-16, divizioni C.

Në turneun e organizuar për herë të parë në Shqipëri, kuqezinjtë e drejtuar nga Aleksandër Curovic ka arritur të pozicionohet në vendin e 5-të. Gjatë kësaj eksperience, kuqezinjtë e koshit grumbulluan 4 fitore dhe 2 humbje në 6 takime.

Kujtojmë që finalja e këtij divizioni diskutohet mes Luksenburgut dhe Andorrës në orën 18:45, ndërsa për ndeshjen e vendit 3-4 në orën 16:30 Uells – Skoci.