Baton Haxhiu, mbrëmjen e djeshme, u shpreh në emisionin “Opinion”, se askush nuk mundet që t’ja marrë meritat historike Sali Berishës. Teksa ishte duke debatuar me Agron Shehajn, Haxhiu tha se pavarësisht armiqësisë verbale që ka me Berishën, nuk ia mohon dot meritat historike që ka bërë për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike.
Deklarata e Haxhiut:
“Më vjen keq, unë e vura parimin se Tom Doshi dhe Sali Berisha nuk krahasohen. Unë kam armiqësi verbale me Berishën dhe kam përplasje për shkak të parimeve se është i pandershëm me shpifjet. Po ia jap meritat që i ka, meritat që ka bërë për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë. Po unë dhe ai nuk pajtohemi në diskurs. Sali Berisha e ka meritën e vet historike dhe as unë as ky, asnjeri s’ia merr, harroje.”, tha Haxhiu.